Në njoftim thuhet se Mustafa i njoftoi për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimet euroatlantike.
Kryeministri Isa Mustafa i njoftoi në detaje për marrëveshjen për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke shprehur përkushtimin për adresimin e mëtejmë të këtyre dy çështjeve në përputhje me vendimet e institucioneve kompetente dhe në mbrojtje të plotë të interesave madhore të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.
“Kryeministri Mustafa shprehu vendosmërinë e Qeverisë për të avancuar proceset demokratike, duke u bazuar në legjitimitetin dhe legalitetin e plotë institucional, me vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhje si dhe me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesit e Organizatës “Fraksion +”, Ajnishahe Halimi, Fatos Aliu dhe Arben Gecaj, folën për zhvillimet aktuale në vend, duke apeluar që të gjitha çështjet e interesit nacional në Kosovë të zgjidhen përmes dialogut ndërmjet subjekteve politike në institucionet e Republikës së Kosovës.
“Ata vlerësuan se rruga institucionale dhe dialogu i hapur dhe demokratik janë alternativa e vetme, duke theksuar se nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë që temat e rëndësishme për vendin të shfrytëzohen si pretekste për pushtet, duke mos kursyer edhe përdorimin e mjeteve të dhunës”, bëhet e ditur në kumtesë.
Lidhur me zhvillimet e fundit, ata thanë se duhet të ketë zero tolerancë ndaj dhunës dhe tendencave për të quar vendin në gjakderdhje dhe se dialogu transparent i brendshëm dhe ai i jashtëm janë të paevitueshme.
Gjatë takimit, ishte konkluzion i përbashkët se protestat e dhunshme dëmtojnë zhvillimet demokratike dhe tërë proceset tjera në Republikën e Kosovës dhe se ato nuk sjellin zgjidhje për shqetësimet reale të qytetarëve të vendit.
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...