Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar me Ambasadorin e ri gjerman, Christian Heldt, të cilin e falënderoi për kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë për shtetin e Kosovës.
Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset tjera të rëndësishme.
Mustafa e njoftoi ambasadorin Heldt për rolin e LDK-së në proceset shtetformuese dhe zhvillimore për vendin dhe shprehu përkushtimin e LDK-së për avancimin e proceseve integruese evropiane, në bashkëpunim të plotë me autoritetet gjermane.
Ambasadori Heldt e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë.
Ai po ashtu, shprehu vullnetin e tij për avancimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, duke theksuar përkrahjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën.
LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet n...
Shpërthimi i hantavirusit, reagon Donald Trump
Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe ko...
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...