Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar sot se pas mbledhjes që patën me kryesinë e partisë është vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidat i kësaj partie për zgjedhjet e përgjithshme.
Mustafa tha se të gjithë janë pajtuar për kandidimin e Hotit dhe se nuk ka pasur ndonjë anëtarë të këshillit kundër.
Ai tha se sonte do t’i drejtohet edhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, pasi procedura përfundon me vendimin e këtij këshilli dhe sa i përket kandidimit për kryeministër si dhe koalicioneve të mundshme.
“Mbesim të hapur që në listën tonë mund të hyjnë përfaqësues të ndonjë subjekti tjetër politik, por vetëm me listën e LDK-së”, tha Mustafa.
Ai madje shtoi se i uron suksese Vjosa Osmanit, duke shtuar se rezultatet në fund do të tregojnë se për kënd janë qytetarët e Kosovës.
“Asnjë nuk ka kundërshtuar kandidimin e Hotit, sot s’ka pasur propozime të tjera, por kam qenë i hapur edhe më herët kam biseduar me njerëz por s’ka pasur”, tha Mustafa./Arbresh.info/
LAJMI I FUNDIT/Avdullah Hoti kandidat i LDK-së për kryeministër
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...