Ai gjithashtu ka shtuar se MSA-ja dhe politikat fiskale do të ndihmojnë bizneset në Kosovë.
“Refleksionet e MSA-së dhe politikave fiskale janë të thjeshta e të prekshme. Një pronar i biznesit, kur e vizitova para dy tre ditësh, më tha se me politikat e reja fiskale të Qeverisë të jetë lehtësuar për 700,000 euro. Dhe, se të gjitha këto i ka investuar. Tjetri tregoi se që nga dje, për çdo kamion me lëndë të parë që importon për të prodhuar, do të paguaj 3 mijë euro më pak. Një afarist i madh nga Peja, po ashtu, u shpreh se sa do të investojë më shumë, falë këtyre masave”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka shtuar se, “pas disa muajve bizneset tona do të tregojnë se sa do të kursejnë nga fakti se nuk do të presin dy apo tre muaj për një vizë për të vizituar një panair në vendet perëndimore ose për t’u takuar me partnerët e tyre në Gjermani, Austri, Francë e gjetiu”.
“Së shpejti do të aprovojmë edhe Ligjin për Investime Strategjike. Do të zhvillojmë ekonomi të hapur, konkurruese dhe ambient tërheqës për të gjitha bizneset. Të gjithë që punojnë do ta gjejnë rrugën e tyre”, është shprehur Mustafa.
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...