Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, të shtunën foli për heqjen e vijave të kuqe me partinë e Kadri Veselit. Deklaratat e tij u kritikuan sidomos nga ish-partneri i koalicionit, Vetëvendosje.
Mustafa thotë se në kohën kur Kosova po ballafaqohet me akuzat e Gjykatës Speciale, bisedimet në Uashington e pandeminë COVID-19, është e pakuptimtë të mos kërkohet bashkëpunim në skenën politike. Lideri i LDK-së po e sheh të nevojshëm bashkëpunimin ndërmjet partive politike.
Arsye për heqjen e vijave të kuqe për PDK-në, Mustafa po i liston sfidat e tanishme të Kosovës, si dialogu me Serbinë, pandemia COVID-19 e aktakuzat e Speciales kundër ish-ushtarëve të UÇK-së.
Në një përgjigje për Express, Mustafa ka deklaruar se në rrethana të tilla është e pakuptimtë të mos kërkohet bashkëpunim.
“Në rrethanat kur po ballafaqohemi me pandeminë dhe nevojën që bashkërisht ta fitojmë këtë betejë; Kur po zhvillohet dialogu në Uashington dhe në Bruksel për përmbyllje të marrëveshjes me njohje reciproke; Kur ka filluar procedimi i aktakuzave nga Gjykata Speciale kundër pjesëtarëve të UÇK-së për dyshime për krime të luftës, është e pakuptimtë që në të mos kërkojmë gjuhë të përbashkët dhe bashkëpunim”, ka deklaruar i pari i LDK-së.
Ai thotë se për zgjidhjen e këtyre problemeve duhet bashkëpunim ndërmjet partive politike dhe liderëve të tyre.
“Asnjërin prej këtyre problemeve akute nuk e zgjidhim duke mbajtur diskomunikim dhe duke mos bashkëpunuar si subjekte politike dhe si liderë të këtyre subjekteve”, deklaron Mustafa.
Kreu i LDK-së thotë se problemet e vendit nuk zgjidhen me politika populliste, me të cilat nuk ofrohet zgjidhje.
“Mua, por jam i bindur, se edhe LDK-në na rëndon problemi i Kosovës, i cili as sot dhe as në të ardhmen nuk tejkalohet me politika populliste e qasje kritizere, pa ofruar asnjë zgjidhje. Në kohë të vështira për vendin duhet të gjejmë zgjidhje që na bashkon dhe na forcon”, ka thënë Mustafa.
Deklaratën e Mustafës për heqjen e vijave të kuqe për PDK-në, kreu i VV-së, Albin Kurti, sot e ka quajtur qesharake.
Sipas tij, këto dy parti ka kohë që funksionojnë në sinkron. Madje, ai ka thënë se edhe po të bëhen bashkë, VV do t’i mundë në zgjedhjet e ardhshme.
Albulena Haxhiu nga VV ka thënë se heqja e vijave të kuqe nga LDK-ja për PDK-në është ditur që në muajin mars. Ajo deklaroi se kjo po bëhet për të ikur nga zgjedhjet./epokaere/
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin