Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i cili shoqërohej nga kryetarët e Grupeve Parlamentare të PS-së, të PD-së dhe të LSI-së.
Gjatë takimit, kryetari Mustafa i njoftoi për rolin e LDK-së në proceset shtetformuese dhe kontributin e saj në ndërtimin dhe forcimin e shtetësisë, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Po ashtu, kryetari Mustafa foli për zhvillimet aktuale në vend, për procesin e zgjedhjeve lokale si dhe për aktivitetin e LDK-së për raundin e dytë të zgjedhjeve.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen duke theksuar përkrahjen e Kuvendit të Shqipërisë për Kosovën.
Sot fillon regjistrimi për votim jashtë Kosovës
Rama: Investimi nga Harku i Bërdicës te Ura e Bahçallekut rr...
29 vjet nga rënia e Luan Haradinajt
Sot varroset 30-vjeçari që u ther për vdekje në Gjakovë
SHBA-ja dhe Irani afër marrëveshjes, çfarë zhvillimesh sjell...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri