Mustafa përshëndetet me komandantin e KFOR-it, Miglietta

17:28 | 22 Gusht 2016
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës komandantin e deritashëm të KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta.

Në një njoftim thuhet se kryeministri Mustafa e falënderoi përzemërsisht Gjeneral Major Migliettën për punën dhe kontributin e madh për Kosovën.

Mustafa theksoi sërish respektin dhe vlerësimin maksimal të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për punën e KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin duke theksuar përkrahjen e mëtejme për avancimin e proceseve në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale