Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar viktimat e 11 shtatorit në SHBA, ku sulmet terroriste morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm dhe shkaktuan pasoja të mëdha.
“Me 11 shtator u sulmuan vlerat e civilizimit dhe bota demokratike, ndërsa përkundër kësaj nuk arritën për asnjë moment t’i ndalin SHBA-të, për tu ringritur edhe më të fuqishme dhe më të vendosura për luftë kundër të kësaj të keqeje globale, për ta dëshmuar fuqinë dhe unitetin me mbarë botën demokratike në fuqizimin e vlerave të lirisë dhe të mirëqenies, anekënd globit”, është shprehur kryetari Mustafa.
Në njoftimin për media thuhet se LDK-ja u është mirënjohëse gjithmonë SHBA-ve për kontributin e madh në zhvillimin e Kosovës dhe në luftën kundër terrorizmit.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin