Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në 13 vjetorin e vrasjes, përkujtoi komandantin e shquar të luftës çlirimtare, udhëheqësin fitimtar të Betejës së Lavdishme të Loxhës, kolonelin Tahir Zemaj.
Kryeministri Isa Mustafa, theksoi se kolonel Tahir Zemaj, ishte një luftëtar trim e profesionist, një strateg i mirëfilltë, i cili me përkushtim luftoi pandërprerë për çlirimin e Kosovës.
Duke përkujtuar angazhimin e madh gjatë tërë luftës çlirimtare, kryeministri Mustafa veçoi rolin vendimtar të kolonel Tahir Zemajt, në përgatitjen dhe udhëheqjen e Betejës së Loxhës, e cila, falë vizionit prej një strategu kulmor, profesionalizimit e devotshmërisë së Kolonel Zemajt dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë, u bë sinonim i fitoreve ushtarake, në betejë të hapur me armikun.
“Është fat i keq që Kolonel Tahir Zemaj u vra në pabesi pas arritjes së lirisë, bashkë me të birin Enisin dhe aktivistin e shquar Hasan Zemaj. Por, si çdo hero, ishte e shkruar që edhe Tahir Zemaj të mos arrinte ta shijonte lirinë, në tërësi. Mirëpo, lufta dhe kontributi i tij mbeten të pashlyeshme, dhe jo rastësisht ai është dekoruar me Urdhrin ‘Hero i Kosovës’ nga presidenti i Kosovës dhe me Dekoratën ‘Nderi i Kombit’ nga presidenti i Shqipërisë”, thotë kryeministri Mustafa, duke shprehur besimin se drejtësia një ditë do të vihet në vend, duke ndriçuar plotësisht vrasjen e pabesë të Kolonel Tahir Zemajt dhe duke vënë para drejtësisë kryesit e këtij krimi të rëndë”, ka thënë Mustafa.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...