Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar futbollistët e Kosovës për fitoren ndaj Guinesë Ekuatoriale.
Ai ka thënë se futbollistët kosovarë na dhuruan emocione, ndërsa është shprehur se paraqitja e përfaqësueses do të jetë një tjetër argument për t’u trajtuar me seriozitet pranimi i Kosovës nga UEFA dhe FIFA, me të drejta të plota.
Mustafa në një postim në Facebook, ka premtuar se Qeveria do të punojë në ndërkombtarzimin e sportit të Kosovës, transmeton lajmi.net.
“ Futbollistët e përfaqësueses së Republikës së Kosovës na dhuruan emocione të shkëlqyeshme në Prishtinë. Kosova shënoi një tjetër fitore të rëndësishme në garat ndërkombëtare, kësaj radhe ndaj Guinesë Ekuatoriale. Kjo paraqitje besoj do të jetë një tjetër argument për t’u trajtuar me seriozitet pranimi i Kosovës nga
UEFA dhe FIFA, me të drejta të plota. Ne do të punojmë fort në këtë drejtim, ashtu sikurse do të bëjmë çfarë është e mundur që këtyre djemve t’u sigurojmë kushtet komode për ta përfaqësuar sa më dinjitetshëm shtetin tonë. Urime fitoren. Suksese tjera”, ka shkruar Mustafa.
Incident në vendin e punës, lëndohet një grua në Fakultetin ...
As Obiliqi nuk i shpëton Prokurorisë, intervistohen disa të ...
Policia arreston tre ‘dilerë’ në Mitrovicë, gjen rreth 50 qe...
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...