Mustafa: Osmanin s’e përjashtuam sepse ajo e ka dhënë qëndrimin e saj

15:31 | 20 Prill 2020
A Z

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, pas takimit konsultativ me strukturat e larta të subjektit që drejton, e ka komentuar mos prezencën e nënkryetares Vjosa Osmanit në këtë takim.

Mustafa ka thënë se Osmanin s’e përjashtuam sepse ajo e ka dhënë qëndrimin e saj, ajo ishte kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe kundër formimit të koalicionit me partitë e tjera.
“Vjosa Osmanin nuk e përjashtuam sepse ajo e ka dhënë qëndrimin e saj. Ajo është deklaruar dhe mua më ka interesuar edhe deklarimi i të tjerëve”.

“Në fakt ajo e ka dhënë qëndrimin e saj – që është kundër mocionit të mosbesimit dhe kundër koalicionit me AAK, AKR dhe Nisma – dhe unë kam dashur edhe mendimet e tjera”.

“Emrin e mandatarit nuk e kemi akoma sepse kur të vjen puna që të jemi gati për formimin e Qeverisë së re; atëherë ne do ta sqarojmë atë dhe do të dalim me emër konkret”.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/278896003125305/

 

Shpërndaje në rrjete sociale