I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk kanë votat e mjaftueshme për të rrëzuar Qeverinë.
“Nuk i kemi numrat sepse nëse i kishim pas kishim shkuar në zgjedhje. 25 vota të LDK-së i kemi edhe VV ka thënë se i ka numrat PSD që është në opozitë në fakt është në pozitë sepse po i voton të gjitha ligjet pozitës”, ka thënë ai.
Mustafa ka shtuar gjithashtu se PSD me veprimet e saj është në pozitë.
“Ata po bëjnë propagandë të ulët, nuk e di si nuk po e shohin vehten në pasqyre, çdo ditë bashkëpunojnë në Kuvendin, Qeverinë e Presidentin e të thonë se janë në opozitë. Edhe komunën Prishtinës e kanë bërë xhepa të partive politike, kohët e fundit në kompaninë “Pastrimi” janë punësuar e janë njerëz të afër me AAK-në pra AAK-së as nuk po e pyet më Shpend Ahmetin se ja kanë marrë një pjesë të organizate komunale”, ka shtuar ai.
Ndërsa koalicionin aktual qeverisës e ka quajtur të dëmshëm dhe të rrezikshëm për të ardhmen e vendit.
Ndryshe në këtë konferencë të mbajtur për medie Mustafa ka folur edhe për zgjedhjet brenda LDK-së. I pyetur nëse do të rikandidkoj përb pozitën e të parit në LDK-së ai ka thënë se është herët të flitet njësoj si edhe për publikimin e kandidatëve të tjerë./Arbresh.info/
Mbahet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, në fokus bashkëpunim ra...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pa...
Abdixhiku tregon tri shtyllat që duhen diskutuar për bashkëq...
Kurti prezanton 5 vendimet e para që do t’i marrë si kryemin...
“Metalurgjiku”, pas 8 orësh përfundon seanca për 16 të arres...