Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës vlerëson se nuk është koha të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kështu deklaroi Isa Mustafa në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi me krerët e partive parlamentare, raporton portali arbresh.info.
“Në këtë moment nuk është koha të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Mustafa.
I pari i LDK-së tha që është koha të bëhet një qeveri e shumicës.
“Ne këto momente nuk duhet të shkojmë në zgjedhje por duhet të themelojmë një qeveri që do të qeverisë vendin në mënyrë normale. Kuvendi tash ka shpreh mosbesim ndaj kësaj qeverie. Vendit i nevojitet një qeveri e re. Koha nuk na mundëson që të organizojmë zgjedhje të reja. Ne do të bëjmë përpjekje të krijojmë një qeveri. Mendoj që këtë do ta bëjmë bashkërisht”./arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike