(I plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kërkoi nga opozita edhe njëherë që të tërhiqet nga veprimet e veta, duke zhbllokuar kësisoj punën e Kuvendit. Mustafakëtë kërkesë e bëri gjatë një konference për medie pas kthimit nga Nju Jorku, ku bashkë me një pjesë të kabinetit të tij dhe presidenten Atifete Jahjaga përfaqësonin Kosovën në Samitin Global kundër Terrorizmit.
Përkundër bllokadës që opozita po i bën punës së Kuvendit, sipas Mustafës vendi nuk ka hyrë në një krizë institucionale. Kryeministri theksoi sërish se është i gatshëm të ballafaqohet me opozitë në Kuvend, dhe të argumentoi për marrëveshjet e arritura në Bruksel, por pa vënë kushte.
“Unë jam i bindur as nuk mund të ketë krizë institucionale edhe as nuk ka krizë institucionale, sepse po të ishte kështu asnjë vend demokratik nuk do të funksiononte, gjithkund do të ngrihej opozita dot ë bllokonte foltoren… Unë mendoj se opozita duhet të tërhiqet nga ato veprime, duhet të hapim debatin në Kuvend, ne jemi të gatshëm të argumentojmë krejtësisht marrëveshjet që i kemi arritur dhe me argumente të flasim me opozitën por kurrsesi që të vihen kushte”, tha Mustafa.
Për shefin e kabinetit qeveritarë është e rëndësishme që marrëveshja e parë e arritur në prill të vitit 2013 të publikohet e plotë në mënyrën që çdo kush të jetë i njoftuar se marrëveshjet e fundit të nënshkruar me 26 gusht, të cilat janë vetëm derivim nga marrëveshje e qershorit të vitit 2013.
Sipas Mustafës, rrugëdalja nga situata e krijuar në vend është një dhe e vetme, zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës.
“Rrugëzgjidhja është zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës, asnjë zgjidhje tjetër nuk ka. Zgjidhja është se unë si kryeministër zbatoj ligjin. Ekziston një ligj i aprovuar në Kuvendin e Kosovës i cili më detyron mua dhe qeverinëqë ta zbatojmë dhe nuk ka as opozitë, as individë i cili mund të kërkojë nga dikush që të veproj kundër ligjit dhe të thotë të mos e zbatoj… Asnjë nënshkrim as nuk e heq as nuk e vë jashtë asaj që më autorizon ose që më obligon ligji në Kosovë”, tha Mustafa.
Kryeministri Mustafa në këtë konferencë përmendi sërish fuqinë e numrave që ka pozita në Kuvend duke kritikuar kështu opozitën se me veprimet e bllokadën e fundit ka importuar në vend praktika që nuk janë parë më herët.
Mustafa përmes kësaj konferencë njoftoj se në SHBA kishte marrë përkrahjen e plotë nga zyrtarë më të lartë të shtetit lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale, marrëveshjet e Brukselit, përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe Interpol, si dhe në shumë fusha të tjera që sipas Mustafës janë të një rëndësie të veçantë për vendi.
“Ne jemi përgëzuar me lidershipin në ra port me proceset e rëndësishme që i kemi kapërcyer në këtë periudhë. Kemi marrë po ashtu përkrahje të plotë për vendimin që ka marrë qeveria edhe Kuvendi i Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale përkatësisht të Dhomavetë Veçanta, kemi marrë përkrahje të plotë për procesin e dialogut dhe për katër marrëveshjet të cilat i kemi arritur në Bruksel si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Kemi marrë po ashtu përkrahjen e SHBA-ve sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO,dhe nënshkrimin e marrëveshjes Stabilizim Asociim, kemi marrë mbështetje edhe në procesettjera integruese në strukturat euro-atalnike që ka të bëj edhe metransformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës, por duke respektuar procedurat dheduke marrë një vendim të tillë në Kuvendin e Kosovës”, tha Mustafa.
Sa për transformimin e FSK në FAK, Mustafa th a se ka dy muaj që po përpiqet të bind Listën Serbe për këtë çështje, duke thënë se ky transformim nuk është në dëm të tyre, por e kundërta. Mirëpo se a ka përgjigje pozitive pas këtyre përpjekjeve, Mustafa mes së qeshurave tha se “ Një ditë ka e një ditë s’ka”.
Po ashtu, temë tjetër me rëndësi sipas Mustafës e që është diskutuar në takimet e shumta të zhvilluara brenda pesë ditëve ishte edhe ajo e heqjes së vizave për çkaMustafa theksoi se Kosova nga 95 kriteret e kërkuar për heqjen e vizave deri më tani ka arritur të plotësoj 87.
Ai u zotua se kriteret do të arrihen deri në fund të nëntorit, e që më pastaj gjatë atij muaji të merret edhe vendimi politik për liberalizim të vizave.
Në Kupën FA mund të ketë befasi
Rama: Deputetët të angazhohen në terren për konstatimin e dë...
Shfuqizohet edhe Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Ngritët aktakuzë për vrasjen e policit Muhamet Lika në Kaçan...
Kushtetuesja rrëzon 12 vendime të Kuvendit të kontestuara ng...