Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se çmimin për prishjen e relacioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian nuk do ta paguajë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, por e gjithë Kosova.
Mustafa përmes postimi në Facebook ka shkruar se LDK në vitin 2020 prishi koalicionin me VV-në për evituar konfrontimin me SHBA-të të cilin sipas tij e pagoi shumë shtrenjtë.
Mustafa thotë se sot ekziston frika se çmimin për prishjen e relacioneve me SHBA-të dhe BE-në , nuk do ta paguajë VV, por Kosova.
“LDK në vitin 2020 prishi koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin e Kosovës me SHBA-të. E pagoi çmimin më të shtrenjtë me rreth 100 mijë vota! Por në atë kohë VV-në e përkrahnin diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian e…. E sollën vet në pushtet së bashku me analfabetët funksional. Sot, frikësohem se çmimin e prishjes së relacioneve me SHBA-të dhe BE-në , nuk do ta paguajë VV me Kurtin dhe Osmanin por do ta paguajë e gjithë Kosova”, ka thënë Mustafa./arbresh.info
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...