Pas përfundimit të takimit me Kryesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kreu i kësaj partie, Isa Mustafa bëri të ditur se komunikimi i tij me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ishte ndërpre asnjëherë gjatë kësaj periudhe.
Mustafa tha se takime e komunikime kanë pasur, mirëpo ai është i interesuar që këto komunikime të përfundojnë me një rezultat.
“Ne me Kurtin gjatë kësaj periudhe kurrë s’kemi qenë jashtë komunikimit, dmth në komunikim kemi qenë, por qëndrimi jonë është se në moment që ulemi me bë marrëveshje, atë marrëveshje ta përfundojmë, ose që kontaktet tona të japin rezultatin, që duhet të jetë rezultat i dukshëm”, u shpreh Mustafa.
Ndryshe, nga mandatimi i Albin Kurtit për kryeministër që u bë të hënën nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Lëvizjes Vetëvendosje i kanë mbetur vetëm 13 ditë kohë për formimin e Qeverisë./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira