Kryetrari i LDK-së, Isa Mustafa ka marrë pjesë në përurimin shtatores së Komandanti Legjendar, Adem Jashari në sheshin kryesor të Lipjanit.
“Së bashku me mijëra qytetarë të Lipjanit dhe tërë Kosovës, isha i nderuar të marr pjesë në përurimin e shtatores së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në sheshin kryesor të Lipjanit”, ka shkruar Mustafa.
Ai përmes një statusi në facebook ka thënë se me 28 nëntorin lidhen shumë ngjarje historike duke filluar nga nga Nëntori i Skënderbeut, shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar, dalja në skenë e UÇK-së dhe ditëlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, transmeton arbresh.info.
Postimi i plotë:
“Të dashur qytetarë,
Së bashku me mijëra qytetarë të Lipjanit dhe tërë Kosovës, isha i nderuar të marr pjesë në përurimin e shtatores së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në sheshin kryesor të Lipjanit.
28 Nëntori përjetohet nga të gjithë shqiptarët si Ditë Kombëtare pasi që me të lidhen shumë ngjarje historike, duke filluar nga Nëntori i Skënderbeut, shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar, dalja në skenë e UÇK-së dhe ditëlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Andaj, qytetarët e Kosovës, duke nderuar figurat e tyre historike dëshmojnë krenarinë me të kaluarën e ndritur dhe konfirmojnë përkushtimin për të ardhme më të mirë.
Me këtë rast, mirënjohje të posaçme meriton kryetari i rikonfirmuar i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili po e qeverisë në mënyrë shembullore Lipjanin, duke e nderuar edhe me vepra historike si shtatorja që u përurua sot.
Lavdi të gjithë burrave e grave që punuan, luftuan e dhanë jetën për lirinë e Atdheut!
Lavdi Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe Familjes Jashari!”, ka shkruar Mustafa./arbresh.info
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...
Gjendet i gjallë 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy ja...
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkom...
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para