Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian të Kosovës, të udhëhequr nga deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha.
Mustafa gjatë takimit vlerësoi kontributin e qytetarëve të komunitetit egjiptian për proceset në Kosovë.
I pari i Qeverisë kosovare Mustafa theksoi se “qasja e komunitetit egjiptian është një shembull i mirë i përkushtimit për shtetin e Kosovës, duke vlerësuar faktin se ky komunitet është i përfaqësuar në të gjitha institucionet, duke qenë pjesë e çmuar e angazhimeve shtetërore”.
Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur qytetarët e komunitetit egjiptian, si edhe të gjitha komuniteteve tjera, për të punuar bashkërisht për fuqizimin e perspektivës për të gjithë qytetarët.
Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, në emër të delegacionit të komunitetit egjiptian të Kosovës, ka falënderuar kryeministrin Isa Mustafa për përkrahjen që Qeveria e Kosovës po i ofron komunitetit egjiptian të Kosovës.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e komunitetit egjiptian i kanë dhënë kryeministrit Mustafa edhe një mirënjohje për përkrahjen e ofruar deri më tani.
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...