Mustafa: Majlinda e Artë edhe në Paris

18:38 | 11 Shkurt 2017

Kryeministri Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar kampionen Mailinda Kelmendi pasi fitoi medaljen e artë në Parisë, shkruan portali Arbresh.info

Mustafa e ka cilësuar si krenari të Kosovës Majlinda Kelmendin.

“Majlinda e Artë edhe në Paris. Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, vazhdon të na e mbajë në pediestal emrin e shtetit tonë. Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës i shpreh mirënjohje të pafund për nderin që po ia sjell vendit me punën, sportivitetin dhe rezultatet e saj kulmore. Kosova është krenare që të ka”, ka thënë Mustafa.
Ndryshe, Kelmendi ka mposhtuar sot në finale japonezen Natsumi Tsunoda./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara