Kryeministri Isa Mustafa me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar 10 Qershorin e vitit 1878 kur është mbajtur Lidhja e Prizrenit.
Por Mustafa rikujton se 10 qershori i vitit 1999 është një datë historike po as sa Lidhja e Prizrenit.
Statusi i Mustafës:
10 Qershori shënon dy ngjarje shumë të rëndësishme për popullin shqiptar dhe historinë e re të Kosovës.
Më 10 qershor 1878 në Prizren, patriotët nga mbarë viset shqiptare krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila bashkoi popullin shqiptar në luftën shumëshekullore për liri.
Një shekull më vonë, 10 qershori 1999 shënon nisjen e tërheqjes së trupave okupatore dhe fillimin e fundit të pushtimit të Serbisë mbi Kosovën.
Lëvizja gjithëpopullore paqësore, lufta heroike çlirimtare dhe ndërhyrja ushtarake e miqve tanë euroatlantikë, rezultoi me çlirimin e Kosovës dhe nisjen e epokës së krijimit të shtetit.
Sot, Kosova është Republikë e pavarur, e njohur nga në shumë se gjysma e vendeve të botës, me procese të avancuara eurointegruese, pjesë e organizmave të shumta ndërkombëtare politike, ekonomike e sportive.
Qytetarët e Kosovës sot, janë më të vendosur se kurrë, që në partneritet me SHBA-të dhe vendet e BE-së, ta bëjnë Kosovën shtet të denjë të familjes evropiane, pjesë të NATO-s dhe të zhvilluar ekonomikisht.
Çfarë dihet për armëpushimin dyjavor midis SHBA-së dhe Irani...
Agon Dobruna emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë ...
Spitali i ri Rajonal në Lezhë/ Rama: Problem menaxhimi, të p...
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shpall konkurs për Avokat...
“Epoka e Iranit ka filluar”, Teherani shpall fitore pas armë...
Andin Hoti raporton në Komision, zbulon prioritetet e minist...