Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar veprimtarin e shquar shqiptar, avokatin Bajram Kelmendi dhe dy bijtë e tij, Kastriotin eKushtrimin, të vrarë 17 vjet më parë nga forcat serbe.
Në përkujtimin e kryeministrit Isa Mustafa thuhet:
Një ndër krimet më mizore dhe më të rënda që forcat e Serbisë kryen në Kosovë ishte vrasja brutale, 17 vjet më parë, e avokatit dhe veprimtarit të shquar shqiptar, Bajram Kelmendit dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.
Ditën kur NATO filloi bombardimet, forcat e Serbisë ia mësynë shtëpisë së Bajram Kelmendit, i cili si avokat i jashtëzakonshëm dhe aktivist i të drejtave të njeriut, kishte më shumë zotësi dhe vullnet se kushdo tjetër që të vërtetonte para drejtësisë ndërkombëtare krimet monstruoze të regjimit të Millosheviqit në Kosovë.
Bajrami, Kastrioti dhe Kushtrimi ishin ndër viktimat e para të hakmarrjes së regjimit të Serbisë pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, humbja e të cilëve lëndoi zemrat e të gjithë popullit të Kosovës.
.Republika e Kosovës do t’i nderojë përjetë martirët e saj, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit tonë.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...