Kalimin e procedurave të sotme parlamentare për transformimin e FSK-së në Ushtri, Mustafa e ka quajtur fitore të rëndësishme, si për Kosovën, ashtu edhe për SHBA-në.
“Themelimi i ushtrisë, i cili filloi sot me procedurat parlamentare, do të jetë një fitore e rëndësishme e Kosovës, por edhe e SHBA-së, e cila e përkrahu këtë proces krahas mbështetjes së tyre të fuqishme në ngritjen e FSK-së si forcë moderne”, ka thënë Mustafa në një postim në Facebook.
FSK-ja si ushtri e Kosovës, thotë Mustafa, meriton të ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve të saj, të bëhet pjesë e merituar e NATO-s dhe faktor i rëndësishëm i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në botë.
Pas golave me Espanyolin, Viniciusi hyn në historinë e Real ...
Kos deklaroi se janë pezulluar të gjitha pagesat për Serbinë...
Anije tregtare kalojnë Ngushticën e Hormuzit/ Rutte: Evropia...
Të dënuar për trafik dhe shitje të lëndëve narkotike, arrest...
Juventusi monitoron Reijndersin, pengesë mbetet çmimi i lart...
Interi fitoi titullin kampion, Chivu nga “zgjidhje emergjent...