Lideri i LDK-së, Isa Mustafa kërkoi sot para qytetarëve të Rahovecit që ta votojnë bashkëvendasin e tyre, Avdullah Hotin.
Mustafa tha fjalë të mëdha për kandidatin e LDK-AKR për kryeministër duke shtuar se ai është njeri që mund të marrë vendime të mëdha pa u frikësuar prej tyre, shkruan arbresh.info.
“Ta fitojmë këtë betejë, t’i fitojmë zgjedhjet, ta bëjmë Hotin kryeministër dhe t’i japim të mbarën këtij vendi. Shtylla themelore e programit tonë është zhvillimi ekonomik që ndërlidhet me hapjen e fabrikave të reja. Këtë ia lë z.Pacolli që të flasë më vonë sepse e ka fushë të vetën dhe ka ditur më mirë se çdo kush tjetër ta bëjë këtë punë”, ka thënë Mustafa.
Duke folur për programin qeverisës si tha se LDK-AKR do ta rris fondin për rritjen e pagave në sektorin privat./Arbresh.info.
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...
Barcelona shkatërron Newcastlen, dhe kalon në çerekfinale të...
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i mad...