Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa gjatë ceremonisë së rrugës për emërimin e rrugës së djalit të zv/presidentit Joi Biden, ka folur disa fjalë të mëdha për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Rruga që po e promovojmë sot do ta ktheje shpesh vëmendjen e familjes tuaj nga Kosova. Nuk keni nevojë për ftesë në Kosovë sepse ju tashmë e keni shtëpinë tuaj, Zoti e bekoftë familjen Biden, popullin amerikan dhe SHBA-të dhe popullin e saj”, ka thënë ai.
Fjalimi i Mustafës:
Jam i nderuar që ju drejtohem nga kjo pjesë e rrugës e cila lidh dy qytete të mëdha të Kosovës, Ferziaj dhe Gjilanin. Kjo rrugë do të forcojë lidhjet mes shteteve tona. Djali juaj në këtë mënyrë bëhet i Kosovës. E meritoj të jetë engjëll mbrojtës i Kosovarë për shkak të gatishmërisë së tij për t’ia krijuar sistemin e drejtësisë një populli të sunduar padrejtësisht. Për shkak të karakterit të tij luftarak. Bou nuk mund të ishte ndryshe, pos një djalë i mrekullueshëm. Populli i Kosovës admiron karakterin tuja, mbi dhimbjen për të shkuara përpara për të ardhmen e SHBA-së dhe globit tonë. I nderuar zv.presidenti, SHBA-të janë partneri jonë kryesor strategjik i vendit tonë. Partnerit mes dy vendeve tona është natyral. Ne SHBA-në e shohim si miqësi të përhershëm , ashtu siç thoshte edhe dr. Ibrahim Rugova. I nderuar Biden, SHBA-të kanë shpëtuar Kosovën, po mbështesin në shtet nderimin e saj.
Ne kemi shumë punë për të arritur këtë objektiv, por populli i Kosovës do t’i kapërcejë këto pengesa.
Populli i Kosovës i beson përkushtimi të SHBA-së për mbështetjen e vendit tonë, për luftën kundër korrupsionit, parandalimin e terrorizimit, për forcimin e demokracisë së saj…
Rruga që po e promovojmë sot do ta ktheje shpesh vëmendjen e familjes tuaj nga Kosova. Nuk keni nevojë për ftesë në Kosovë sepse ju tashmë e keni shtëpinë tuaj, Zoti e bekoftë familjen Biden, popullin amerikan dhe SHBA-të dhe popullin e saj.
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë