Profesor Dr. Zejnulla Gruda gjatë një konference për media nga Grupi i Ekspertëve të Pavarur të cilët prezantuan disa fakte të reja për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi tha se Isa Mustafa dhe Hivzi Islami kanë qenë pjesë e një libri ku thuhet se Çakorri ka qenë brenda territorit të Kosovës, transmeton portali arbresh.info.
“Ky libër ka një tekst të cilin e kanë hartuar dy ndër persona që bëjnë presion të madh ndaj popullit këto ditët e fundit. Ata thonë nëse doni liberalizimin hiqni dorë nga territori”, tha Gruda.
“Ku libër është botuar ne vitin 2012. Në të shkruan tekstualisht në pjesën veriperëndimore Kosova kufizohet me Malin e Zi. Linja kufitare ka gjatësinë rreth 78.6km. Nga trekufiri Kosovë-Shqipëri-Mali I Zi e deri te trekufiri Kosovë-Mali I zi- Serbi linja kufitare shtrihet nëpër kotat e larta të Bjeshkëve të Nemuna- Beogiçevicë, Moskën , Hajlë dhe Zhleb. Linja kufitare ndërmjet Kosovës dhe malit të Zi prehet me dy arerie rrugore automobilistike në Qafë Kullë dhe Çakor”, tha me tej ai.
Gruda tha se nëse këta kanë shkruar, këta i kane borxh popullit që ose kanë gënjye çka kanë shkruar në libër ose kjo që po e thonë tani nuk është e vërtetë./Arbresh.info



Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026