Mustafa dhe Apostolova flasin për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë

14:29 | 17 Prill 2020
A Z

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, sot gjatë ditës ka zhvilluar një video-thirrje me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në prioritizimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Konkretisht, u diskutua për nevojën e mbështetjes së sektorit të bujqësisë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, rivazhdimin e procesit të akreditimit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë për të ngritur transparencën në ndarjen e granteve dhe subvencioneve, si dhe në ngritjen e kapaciteteve konkurruese të të gjitha njësive të Ministrisë drejt përfitimit dhe implementimit të projekteve në kuadër të IPA III.

Mustafa falënderoi Apostolovën për rolin kyç që ka luajtur Zyra e BE-së në përkrahjen dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në vendin tonë dhe u zotua që ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Shpërndaje në rrjete sociale