Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria e Kosovës gjatë procesit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe do të provojë ta përfshijë edhe partitë opozitare, derisa thotë se demarkacioni me Malin e Zi është temë e kryer dhe pritet ratifikimi në Kuvend.
“Demarkacioni.. janë të qarta të gjeturat e komisionit ndërkombëtar dhe vendor. Do të ndodh ratifikimi në Kuvend para se të ndodh liberalizimi i vizave”, është shprehur kryeministri për RTK-në.
Sa i përket Asociacionit, Mustafa thotë se Qeveria e Kosovës do të zbatojë tërësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Do të mundohemi ta kyçim edhe opozitën në mënyrë që ata të sigurohen se nuk po cenohet Kushtetuta gjatë themelimit të Asociacionit”, ka thënë ai.
Mustafa ka thënë se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca të pushtetit të tretë e as kompetenca ekzekutive, por do të jetë sikurse Asociacionet tjera.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...