Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministrat Avdullah Hoti, Imet Rrahmani dhe Arban Abrashi, ka pritur sot në takim Agim Çekun, kryetar i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Sipas komunikatës nga zyra për media e Kryeministrisë, gjatë takimit është biseduar për procesin e verifikimit të statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të luftës së UÇK-së.
Në takim është bërë e ditur se gjatë kësaj jave do të punohet intensivisht për finalizimin e Udhëzimit Administrativ për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Aplikimit në Skemën e Pensioneve dhe Beneficioneve të Përcaktuara në Ligjin për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të Tyre, si dhe për përcaktimin e shumës dhe aspekteve tjera financiare që lidhen me pagesat për këto kategori.
Me këtë rast, është bë e ditur se javën e ardhshme do të merret vendimi përfundimtar për hapjen e procedurave të aplikimit në skemën e pens ioneve dhe beneficioneve të përcaktuara me ligj, si dhe për pagesat përkatëse, thuhet në komunikatë.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A