Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, e që sipas tij, ka gjasa reale që të mos rifunksionalizohet më kurrë.
Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa bëri të ditur se ekspertët e KEK-ut kanë kërkuar remont kapital urgjent të Bllokut A3, por siç potencon ai, menaxhmenti ka refuzuar, shkruan Arbresh.info.
“Ka mbi 2 vite që ekspertët në KEK kanë kërkuar remont kapital urgjent të Bllokut A3 por menaxhmenti ka refuzuar, duke e lënë të punojë në gjendje të rëndë e me rrezik të lartë. Edhe më keq, menaxhmenti për këtë punë tek në janar 2025 ka shpallë tender njëburimor prej 137 milionë euro pa asnjë studim se çka duhet të punohet në Bllokun A3. Pra, kompania fituese e tenderit planifikohet ti ketë duart të lira të vendos çka punon me këto 137 milionë euro!”, ka shkruar Mustafa.
“E edhe më keq, tenderi i hapur në janar 2025 ende nuk është mbyllur, pra ende nuk është zgjedhur kompania fituese, ani pse me negocim njëburimor. Me gjasë sfiduese ndarja e pites. E krejt kjo, në kohën kur ballafaqohemi me krizë të çmimeve të energjisë, krizë të çmimeve të naftës, krizë të çmimeve të ushqimit, krizë mbi krizë! Edhe diçka: sa herë që bie ndonjëri bllok i Kosovës A, duhet djegur rreth 80.000 – 100.000 litra naftë për ta kthyer në funksion. E çmimet e naftës çdo ditë e më të larta. Krejt kjo… rastësi a?!”, tha ai./Arbresh.info
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë