Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi tha se duket e çuditshme dhe e pazakontë, por është fakt që deputetët nuk kanë zyrë për punë në objektin e Parlamentit të Kosovës.
Musliu-Shoshi shtoi se kjo e bënë shumë të vështirë ushtrimin e rolit si përfaqësues dhe llogaridhënës përballë qytetarëve.
Deputetja deklaroi se ka më shumë se dy muaj që kur Kryesia e Kuvendit nuk ka siguruar zyrë për të dhe për deputetët e tjerë që të kenë një hapësirë për punë dhe ku do të mund të takohen me qytetarët e t’i dëgjojnë hallet e tyre.
Musliu-Shoshi, tha se zyra për për deputetin nuk është luks, është e kundërta.
Postimi i plotë:
Sot fillojmë me seancën e parë të sesionit vjeshtor.
Duket e çuditshme dhe e pazakontë, por është fakt që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë zyrë për punë në objektin e Parlamentit të Kosovës. Kjo e bën shumë të vështirë ushtrimin e rolit si përfaqësues dhe llogaridhënës përballë qytetarëve.
Ka më shumë se dy muaj që kur Kryesia e Kuvendit nuk ka siguruar zyrë për mua, por edhe për deputetët e tjerë që të kemi një hapësirë për punë dhe ku do të takohemi me qytetarë e t’i dëgjojmë hallet e tyre.
Kushtetuta e Kosovës, Rregullorja e Kuvendit dhe Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit e obligojnë Kryesinë…, që të sigurojë kushte për ushtrimin e veprimtarisë sonë si deputetë.
Zyra për deputetin nuk është luks. Është e kundërta. Luks është mungesa e zyrës dhe pamundësia për t’i takuar qytetarët që të kanë votuar. Është sjellje e papërgjegjshme portretizimi i deputetit vetëm si pozicion politik që një herë në javë shtynë përpara interesa personale e partiake. Pozita e deputetit është edhe vend pune.
Megjithatë, pavarësisht refuzimit të Kryesisë së Kuvendit për të siguruar hapësirë veprimi, unë që nga java e ardhshme, çdo të martë nga ora 10:00-15:00, në hapësirat e Kuvendit…, unë do të pres në takim qytetarë për kërkesa dhe ankesa që unë do të mund t’i adresojë si deputete.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...