Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Lipjan, ku një 27-vjeçar ndërroi jetë pas ndërhyrjes nga ana e Policisë së Kosovës.
Ajo ka kërkuar hetim urgjent, të pavarur dhe profesional për të zbardhur tërësisht këtë rast që ka tronditur opinionin publik.
Musliu theksoi se pamjet e publikuara lidhur me arrestimin e të riut janë shqetësuese dhe ngrejnë dyshime serioze për përdorim joproporcional të forcës nga zyrtarët policorë.
“Pamjet e publikuara janë të rënda dhe kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. Ajo çfarë duhet të themi qartë është se ne nuk guxojmë të lejojmë rreshqitjen e shtetit tonë drejt formave të kontrollit represiv ose të kontrollit të tepruar policor. Në asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë abuzimin me forcën apo tejkalimin e autoritetit ligjor. Prandaj kërkoj që ky rast të hetohet me urgjencë, në mënyrë të pavarur, transparente dhe profesionale. Qytetarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën, dhe askush nuk qëndron mbi ligjin, asnjë individ dhe asnjë institucion”, tha ajo.
Deputetja e PDK-së theksoi se Policia e Kosovës ka qenë një ndër institucionet më të besueshme në vend, por ngjarje të tilla mund të dëmtojnë seriozisht imazhin dhe besueshmërinë e saj./Arbresh.info
LEXO EDHE:
“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitak...
Semenyo zgjedh destinacionin e radhës, përkundër interesimit...
Shefi i ushtrisë së Libisë vritet në një aksident ajror në T...
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...