Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se nuk do të preferonte që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Por sipas saj, nëse ndodh një gjë e tillë, PDK është e gatshme.
“PDK është në çdo moment e përgatitur për të shkuar në zgjedhje, kemi institucion të llogaridhënies, hierarki partiake, dhe terren shumë të mirë, nuk kemi frikë por duhet të kemi konsolidim dhe stabilitet politik”.
“Asnjëherë si PDK nuk e kemi frikën e shkuarjes në zgjedhje”.
Ajo në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se nuk ju beson sondazheve.
“I vetmi sondazh që i besoj është dita e votimit dhe sondazhi që zhvillohet në kutitë e votimit”.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...