Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se nesër në Parlamentin e Kosovës nuk do ta votojë për Gjykatën Speciale.
Nesër në Kuvend pritet të shqyrtohen amendamentet e Kushtetutës për themelimin e Gjykatës Speciale ndërsa Musliu lidhur me këtë ka thënë se do të votojë kundër.
“Unë nuk do t’i votoj amendamentet që i hapin rrugë Gjykatës Speciale. Unë po flas për vete. Qëndrimi im mbetet ai që është. Pa asnjë hezitim do të dalë publikisht nëse ndryshoj mendim”, ka thënë ajo.
Deputetja e PDK-së nga Drenica ishte këmbëngulëse në arsyetimin e saj për të mos e votuar themelimin e Speciales.
“Kjo është Gjykatë politike dhe nuk thirret për të vënë drejtësi në vend. Nuk ka rëndësi a bëhet një gjykatë në Këshillin e Sigurimit apo në Kosovë”, ka thënë Musliu.
Në “Rubikon” siç tha ajo, zbuloi kërshërinë e shumë gazetarëve për votimin e nesërm në Kuvend.
Paralajmërimin për votimin kundër Speciales nga PDK-ja që e bën shumicën në Kuvend, deri më tani e kanë bërë edhe deputetët Nait Hasani dhe Fadil Demaku.
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë
Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për rastin Rashiq: Vetëm s...
CEO i Al Hilal nuk e përjashton transferimin e Vinicius Jr n...
Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…
Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...