Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj flamujve që serbët mbajtën në duar gjatë festës së Vidovdanit dje në Gazimestan.
Në një postim në Facebook, Musliu ka shkruar se ky provokim i serbëve që e bënë në Kosovë nuk duhet të tejkalohet në heshtje.
Postimi i plotë:
Provokimet e djeshme qe beri Serbia ne mes te Kosovës ne Gazimestan po provohet te kalohen ne heshtje nga Institucionet tona shtetrore!!! Kjo eshte e turpshme dhe e pa papranueshme! A kemi ne polic e kontrolla kufitare, a kemi ne Shtet?
A harruam ne qe vetem pak dite me pare u maltretuan dhe u bastisen artistet tane ne kufi me Serbine dhe nuk lejuan te kalojne kufirin veprat e artit qe permbanin simbole kombetare!
A harruam ne qe FIFA vetem dy -tri dite me pare denoj djemte tane vetem pse festuan duke bere me duar Shqiponjen?
Pse neve na ndrydhet e perdhoset identiteti yne nga secili kudo e kurdo, ndersa te tjeret lejohen te na vijne te hunda me provokime te tilla??? Ky provokim nuk duhet te tejkalohet ne heshtje! O SHTETI o MILETI duhet ti jap pergjigjeje! /arbresh.info/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...