Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka shpërthyer në kritika ndaj vendimit të kryeministrit Albin Kurti de kabinetit qeveritar që të mos përgjigjen në asnjë nga pyetjet parlamentare të parashtruara nga opozita, derisa ata t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
Musliu tha se kjo është një përpjekje për ta instaluar diktuarën në Kuvendin e Kosovës.
“Me ardhë Qeveria e me na qit kushte në Parlament deputetëve të zgjedhur të popullit, kjo është diktaturë. Kjo është diktaturë, por s’do të lejojmë që të instalohet diktatura këtu. Pyetjen parlamentare e kam bërë për Xhelal Sveçlën, por meqë Xhelal Sveçla s’ka ardhë me protestu e me ja majtë zhagun Albin Kurtit këtu, unë pyetjen s’po e bëjë, por po i bëjë thirrje Xhelal Sveçlës, mblidhe kabinetit nga ‘Belvedere’ e bire në Prishtinë, e leje policinë të qet t’i kryejnë detyrat e tyre”, ka thënë ajo./eo
“Gjak kudo”, iraniani që iku nga vendi tregon për shtypjen b...
Quni distancohet nga manipulimi i votave: Rritja e votave në...
Endri befason me deklaratën, kënga dedikuar Benitës ka të bë...
Nxënësit e jashtëzakonshëm të Kosovës kthehen me 30 medalje ...
Rama: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për Bordin ...
PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim i saj ësht...