Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se partia e saj s’ka asnjë përgjegjësi dhe obligim për krijimin e institucioneve të reja.
Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “është obligim i shumicës parlamentare që t’i zgjedh Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidentin”.
“Kërcënimi se nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje të reja është shantazh”, ka shkruar ajo.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk shantazhohet. Shkojmë në zgjedhje kur të doni, ama shumica parlamentare duhet të mbajë përgjegjësi nëse për pazotësinë e saj për të t’i zgjedhur organet shtetërore vendi shkon në zgjedhje të reja”, ka deklaruar deputetja Musliu.
Partia Demokratike e Kosovës s’ka asnjë përgjegjësi dhe obligim për krijimin e institucioneve të reja.
Është obligim i…Posted by Ganimete Musliu on Tuesday, 23 March 2021
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...