Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po mundohet të instaloj sistem monist.
Me anë të një postimi në Facebook, Musliu pas dështimit të seancës së 38-të të Kuvendit të Kosovës, ka shkruar se prej një qeverie që brenda katër vitesh procedon 11 ligje antikushtetuese, nuk pritet respektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“VV po mundohet të instalojë sistem monist. E meqenëse këta zhyllanat e VV-së nuk po e respektojnë kushtetutën e Kosovës, ka ardhë koha që partitë opozitare mos ta respektojnë rregullorën dhe ta kthejnë debatin në Kuvend. Ka ardhë koha për veprim. Ka ardhë koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik;Për Kosovën shtet të lirë, sovran dhe demokratik”, ka thënë Musliu./Arbresh.info
Aksion i gjerë pastrimi për sezonin turistik në Pogradec, Ra...
Gjysmëhëna e Kuqe: 82,000 objekte civile të goditura në Iran
Haxhiu: 24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosov...
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon...