Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin Veliu për mosparaqitjen e tij në Kuvend, derisa edhe e ka përqeshur atë.
Musliu ka thënë se Veliu do ta ketë shumë vështirë të kthjellet pas humbjes së zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, derisa është shprehur se do ta ketë të vështirë ta gjejë edhe rrugën për të ardhur deri në Kuvend.
“Ka me pas shumë vështirë me u kthjell dhe me e ditë rrugën për në Kuvend. Njeri i papërgjegjshëm nuk e meriton ma shumë se me bo hajgare me të”, ka thënë ajo.
Musliu ka thënë tutje se i uron shërim të shpejtë emocional ministrit Veliu, pasi, sipas saj, një gjë e tillë i duhet tani.
Corriere dello Sport: Kosova për histori – shteti i vogël ën...
Rama pret përfaqësueset e Institutit për Krimet e Luftës, di...
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...