Analisti Imer Mushkolaj, tha se situata është mjaft e qartë duke folur këtu për procedurat se si mund të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Sipas tij, blloqet politike janë përgjegjëse për prolongimin e formimit të institucioneve të reja e të cilat, sipas tij, po fajësojnë njëra-tjetrën për bllokim të proceseve.
Mushkolaj nuk ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja por që, sipas tij, kjo duhet të merret nga partitë politike si opsion i fundit.
“Situata është e qartë dhe nuk ka asnjë arsye për bllokadë. Varet shumë nga vullneti i partive politike se çfarë dëshirojnë të bëjnë. Përndryshe nëse vazhdohet në këtë formë duke u blloku hapi i parë i krijimit të institucioneve atëherë duket se qëllimi është që të shkohet në zgjedhje të reja”, tha ai.
Seanca themeltare e 3 gushtit ende nuk ka përfunduar e që si pikë e vetme e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...