Analisti i njohur politik Imer Mushkolaj, në një opinion që ka publikuar në media, ka thënë se më e pakta që duhet ta bëjë një shkelës i kushtetutës është largimi nga posti. “Amnistia e shkelësve të kushtetutës kurrsesi nuk duhet lejuar. Ata duhet ndëshkuar”.
Ai ka përmendur të kaluarën duke thënë se nëse për shkak të shkeljeve kushtetuese janë larguar nga posti dy presidentë të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli, pse duhet të amnistohet Isa Mustafa.
“Nëse për shkak të shkeljeve kushtetuese janë larguar nga postet Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli, pse duhet të amnistohet Isa Mustafa? Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe gjithsesi duhet adresuar përgjegjësia e kryeministrit dhe qeverisë së udhëhequr nga ai. Amnistia e shkelësve të kushtetutës nuk duhet lejuar”, ka thënë ai.
Ai ka komentuar edhe opozitën duke thënë se në momentin kur aktgjykimi është bërë publik opozita është dashur ta çojë kauzën përpara.
“Nuk mjaftojnë vetëm thirrjet për protestën e 9 janarit, nuk mjaftojnë vetëm deklaratat në media. Nëse e kanë seriozisht, partitë opozitare duhet ta shfrytëzojnë momentin e krijuar dhe nuk duhet lejuar hapësirë Mustafës dhe qeverisë së tij që të përpiqen të arsyetohen dhe t’i përligjin shkeljet e bëra”, shkruan më tej Mushkolaj./Arbresh.info
Këtu mund të lexoni opinionin e plotë:
http://www.gazetaexpress.com/oped/amnistia-e-turpit-155696/
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...