Analisti Imer Mushkolaj thotë se tërheqja e mundshme e Lumir Abdixhikut nga mandati i deputetit për t’u marrë me partinë do të ishte gabim.
“Nuk e di pse Abdixhiku ka nevojë të tërhiqet nga mandati i deputetit kur dihet se ti si kryetar i partisë garën kryesore politike e bën në Kuvend dhe fuqinë politike e tregon pikërisht në Kuvend”, tha ai në “Debat Plus”.
Mushkolaj thotë se Abdixhiku mund të përfundojë sikurse Lulzim Basha në PD.
“Është një problem që ai ta reformojë partinë në mënyrë të shpejtë”.
Duke folur për qeverinë e re të mundshme, Mushkolaj thotë se Kurti do të ketë gjithë suksesin nëse qeverisë mirë por edhe përgjegjësinë nëse dështon qeverisja.
“Më herët ka pasur shumë parti dhe ministrat kanë raportuar te kryetarët e partive. Tash situata është ndryshe”, deklaroi më tej Mushkolaj.
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova