Sipas avokatit Skender Musa, që mbron Faton Dalladakun në skandalin me fajde, ka thënë se ky i fundit ka qenë i kërcënuar me jetë, dhe është detyruar që t’i japë para Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit.
Sipas tij, Dalladaku ua ka dhënë atyre 840 mijë euro, në periudhën nga shtatori i vitit 2011 deri në vitin 2019.
“Dalladaku ka dhënë para të detyrimit, si element i krimit të organizuar. Ka dhënë kamata. Nuk ka pranuar para nga Rexhepi dhe Hashimi, prandaj po them se nuk ka dhënë fajde, por kanë qenë formë e detyrimit. Në tërësi i ka dhënë 840 mijë euro, prej shtatorit 2011 deri në vitin 2019”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka thënë prej se kanë filluar hetimet, Dalladaku e ka ndërprerë dhënien e detyrimit.
“Ka pas edhe kërcime me jetë, që nëse nuk kryhet ky ose ai shërbim do të vritet. Kërcënimet janë bërë përmes SMS-ve. Kanë qenë serioze dhe me jetë, dhe është detyruar”, ka thënë ai.
Teksa ka folur për klientin e tij, ka thënë se ai është marrë me tregti vazhdimisht, derisa me aq sa ka informacion, paraluftës Dalladaku ka pasur një fabrikë të mishit dhe ka qenë një familje e pasur.
“Një pasuri që pothuajse tërësisht e ka humbur”, ka thënë ai.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...