Këshilltari politik i kryeministrit Valon Murtezaj, ka demantuar shefin e zyrës serbe në Kosovë, Marko Gjuriq, që do të bisedohet për themelimin e Asociacionit të komunave këtë të marte.
Murtezaj ka thënë se nuk është në agjendën e Qeverisë së Kosovës këtë javë asociacioni i Komunave.
“N nuk ka kurrfarë takimi lidhur me asociacionin. Formalisht nuk ka asnjë takim javën e ardhshme. Aktualisht nuk ka në agjendë diçka të ngjashme, këtë javë nuk ka kurrfarë takimi që lidhet me asociacionin”, ka thënë Murtezaj.
Ai ka thënë se Asociacioni nuk do të jetë temë përderisa nuk zbatohen marrëveshjet që janë arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Asociacioni nuk është temë dhe nuk do të jetë temë përderisa nuk kemi evidencë të qartë të zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur në mes Republikës së Kosovës dhe asaj serbe”.
Shefi i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë për mediat serbe se të martën do të fillojnë bisedimet Prishtinë-Beograd për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë