Për herë të parë pasi është themeluar Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut, asambleistët shqiptar dhe ata serb kanë votuar një zëri për rendin e ditës së sotme, njofton Klan Kosova.
Në mbledhjen urgjente të thirrur në veri, asambleistët kanë miratuar shpalljen e zonës së kombësorëve në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit që ishte pika e parë e rendit të ditës si dhe kanë miratuar projekt-rregullimin e hapësirës për rreth urës kryesore të qytetit në përputhje me marrëveshjen e Ministrisë së Planifikimit Hapësinorë dhe Komunës së Mitrovicës, të nënshkruar mbrëmë pas mesnatës.
Gorna Rakiq, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, i ka falënderuar të gjithë këshilltarët që votuan një zëri.
Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq,
“Kjo është hera e parë prej kur është themeluar ky kuvend që një vendim u miratua nga të gjithë”, tha Rakiq.
Asambleistët shqiptarë në Veri, votuan pro kësaj marrëveshjeje vetëm pas një pauze që e kërkoi asambleisti Bashkim Cimili.
Ata më pas u konsultuan me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, për të marrë garanci nga ai se marrëveshja e arritur nuk dëmton projektin bazë të revitalizmit të urës dhe nuk cenon interesat e qytetarëve shqiptarë atje.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...