Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se për tërë vitin 2025 numri i bizneseve të reja të regjistruara pritet të kalojë numrin 13 mijë.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati tha se në vitin 2024 janë regjistruar 12,051 biznese të reja, shkruan Arbresh.info.
“Numri i bizneseve të reja ka shënuar edhe një rekord të ri në vitin e kaluar. Në vitin 2024 janë regjistruar 12,051 biznese të reja, që përbën një rritje prej 5.6% krahasuar me vitin paraprak. Lajmi i mirë është se viti 2025 pritet ta tejkalojë vitin 2024 me rekord të ri. Deri në muajin qershor 2025 janë regjistruar 6,642 biznese, dhe me këtë ritëm shifra për tërë vitin pritet ta tejkalojë numrin 13 mijë për bizneset e reja të regjistruara.”, ka shkruar ai.
Tutje, deputeti i VV-së theksoi se kjo është shenjë e një ekonomie të shëndetshme që po rritet në mënyrë të qëndrueshme.
“Hapja e bizneseve të reja nënkupton që ndërmarrësit janë optimistë për të ardhmen, por edhe që janë kreativë me ide të reja në treg.”, ka shkruar mes të tjerash ai./Arbresh.info/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...