Hekuran Murati vazhdon të pretendojë se ekonomia e Kosovës po rritet. Ai ka publikuar një grafikon që paraqet në shifra situatën ekonomike në muajt e fundit në Kosovë.
Murati ka shpjeguar se në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën Euro, ishte 4.88 miliardë euro, si pasojë e ardhjes së diasporës në vend.
Postimi i plotë:
Pulsi ekonomik
Një indikator i rëndësishëm i ekonomisë është edhe niveli i depozitave të qytetarëve në sistemin bankar.
?Siç mund të shihet nga grafiku më poshtë, në fillim të vitit kishte një rënie të theksuar të nivelit të depozitave si rezultat i luftës që nisi në Ukrainë. Për shkak të rritjes së çmimeve e rrezikut të mbylljes së kufijve, qytetarët e bizneset nxituan të furnizoheshin me mallëra, gjë që shkaktoi një rënie të nivelit të likuiditetit në ekonomi.
?Mirëpo trendi kthehet në pozitiv në muajin prill, kur nis zbatimi i pakos mbështetëse për qytetarët në vlerë prej 100 milionë euro, ku përfituan familjet në asistencë sociale, punëtorët e sektorit publik e privat, pensionistët e studentët.
?Një gjë tjetër interesante që vërehet është edhe kontributi i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë në muajin korrik, atëherë kur edhe fillon ardhja masive e tyre në vendlindje, ku depozitat bankare shënojnë nivel rekord.
Në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën Euro, ishte 4.88 miliardë euro./arbresh.info/

Ndërpritet uji në disa pjesë të Gjakovës, KRU “Gjakova” del ...
Trump: Republikanët duhet të marrin kontrollin e zgjedhjeve ...
Reshjet e borës shkaktojnë kaos e bllokime rrugësh, të paktë...
Zbulimet e reja për Epstein, mbyllet fondacioni i Sarah Ferg...
Osmani rikthen fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është z...
Sulmohen qytetet ukrainase