Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka pritur sot në takim njoftues Drejtorin e ri të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Kosovë, Rinor Gjonbalaj. Po ashtu, Ministri përshëndeti Drejtoreshën e deritanishme znj. Sarah Olmstead, të cilën e uroi për përfundimin e suksesshëm të misionit të saj shumë-vjeçar në Kosovë.
Përgjatë takimit u diskutua lidhur me rrjedhën e projektit për bateri. Me këtë rast Ministri u njoftua që shumë shpejt do të fillojë dizajnimi detaj i projektit, i cili shënon edhe hapjen e rrugës drejt realizim të projektit.
Delegacioni i MCC-së falenderoi Ministrin Murati dhe Sekretarin Spahiu për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Programit Kompakt, me theks të veçantë angazhimin e personelit të Ministrisë në zbatimin e projektit.
Me këtë rast, Ministri theksoi se ministria që ai drejton mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projektit Kompakt, i cili është i një rëndësie tejet të veçantë për qëndrueshmërinë e sektorit energjetik në vend, veçanërisht në diversifikimin e burimeve energjetike.
Programi Kompakt zbatohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit dhe kap vlerën prej 236.7 milionë dollarë amerikan. /arbresh.info/
Putin miraton konceptin e ri të politikës së jashtme të Rusi...
Ndërron jetë veterani i UÇK-së
Chollet takon Gjuriqin, kërkon zbatimin e marrëveshjes së Oh...
Erik ten Hag shpreson se Rashford kthehet kundër Newcastles
Nushi pasi VV mbështeti ‘Marshin për Drejtësi’: Mos u çuditn...
Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë