Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mbajti sot një takim me sipërmarrësin e njohur, Eyal Ëaldman, themelues i kompanisë Ëaldo Holdings dhe ish – Kryeshef Ekzekutiv i kompanisë Mellanox, biznese këto me prani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëri të Bashkuar dhe Izrael.
Në këtë takim u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit, me theks të veçantë tek eksperienca shumëvjeçare e Ëaldman në fushat e inovacionit dhe teknologjisë informative, përcjell Arbresh.info.
Ministri Murati e njoftoi Ëaldman për përparimin e Kosovës në fushën e teknologjisë dhe me kushtet e të bërit biznes që ofron vendi.
Gjithashtu, ai shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me bizneset izraelite në projekte të përbashkëta që kontribuojnë në rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare.
Nga ana e tij, sipërmarrësi Ëaldman njoftoi ministrin mbi punën e kompanisë së tij si dhe potencialin për të investuar në Kosovë për të shfrytëzuar potencialin ekonomik që ofron vendi.
Kujtojmë se në tetor të vitit 2023, Ministri Murati u takua me Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ku mes tjerash ftoi bizneset izraelite të investojnë në Kosovë./Arbresh.info/

Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...