Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Driton Selmanajt i cili në kuvend foli për çështjen e gazit.
“Nuk e kuptoj sesi një subjekt politik me gjithë ata ekonomista, asnjëri prej tyre s’dalin të flasin për gazin, po e qesin dikë si Driton Selmanaj që nuk është fare i fushës. Qysh është bërë puna që Selmanaj me dalë me na kallxu se çka është gazi dhe si ndikon në ekonomi, gjithë ata ekonomista i kanë aty e kanë shku e kanë gjet Dritonin. Pa e këqyr në internet a e din sa është çmimi i gazit, veç këtë tregoma tani mundemi me fol edhe për gaz”, tha Murati.
Për këtë repikoj Selmanaj, ai tha ti djalë i ri, prej tash ne si grup parlamentar kemi me e dërguar në zyrën tënde propozimet tona dhe ti na jep leje kush me fol, tash e kuptova që paske edhe aftësi të tjera./arbresh.info/
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...