Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se secila familje përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e druve për ngrohje gjatë dimrit.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka njoftuar se buxheti i ndarë për këtë është 5 milionë euro.
Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të bëhet verifikimi i listave dhe Ministria do të njoftojë përfituesit në lidhje me zbatimin e kësaj mase.
“Secila familje që është përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, përkatësisht blerjen e druve të zjarrit.
Në kuadër të mbështetjes së familjeve në nevojë për të tejkaluar dimrin me sa më pak vështirësi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam ndarjen e 5 milionë eurove nga Pakoja Energjetike e Bashkimit Evropian, mbështetje shtesë për familjet në asistencë sociale.
Mbështetja financiare për këtë masë vjen nga Pakoja Energjetike e finacuar nga Bashkimi Evropian, e cila kap vlerën 75 milionë euro në total.
Gjate ditëve në vijim do të bëhet verifikimi i listave dhe MFPT do të njoftojë me kohë edhe përfituesit në lidhje me zbatimin e kësaj mase”./Arbresh.info
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...
Kurti: 5 vjet, 5 fjalë – Nënat, fëmija, veriu, bujqësia, ush...